Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar. Fëmija është goditur kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë. I mituri Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt spitalit rajonal të Beratit. Ai raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie. Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu, 44-vjeç, është shoqëruar në polici.