Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”. Mësohet se drejtuesi i mjetit K.K., 28 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë dy persona janë lënduar. Mësohet se është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, A. Xh., rreth 22 vjeçe. Ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.