Të paktën shtatë persona u vranë dhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kontrabandist që transportonte emigrant humbi kontrollin e furgonit.
Ngjarja ndodhi kur furgoni që transportonte më shumë se 20 emigrantë të paligjshëm, përfshirë fëmijë rriti shpejtësinë gjatë një ndjekjeje nga një makinë policie në lindje të Mynihut. Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë.
Sipas të dhënave të para të hetimit, një ekip patrullimi i policisë federale ka tentuar të kontrollojë mjetin por më pas drejtuesi i tij ka nxituar për t’u larguar. Automjeti ka dalë nga rruga në një kryqëzim dhe është përmbysur disa herë. Ende mbetet e paqartë kombësia e emigrantëve.
Një ditë më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në Hungari, ku një tjetër makinë me emigrantë u përmbys gjatë ndjekjes së policisë duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur. Muajin e kaluar, autoritetet gjermane vendosën kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke. Gjermania ka regjistruar një rritje prej 78% të kërkesave për azil në shtatë muajt e parë të 2023, sipas të dhënave zyrtare.
Klan News