Ballina Lajme Aksident në Fier.Përplasen dy makina,babai dhe vajza 12 vjeçe në spital

Aksident në Fier.Përplasen dy makina,babai dhe vajza 12 vjeçe në spital

155

Aksident në Fier. Dy mjete përplasen mes tyre, babë e bijë në spital.

‘Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, informon policia.