Ballina Lajme Shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë, i dha medikamente të gabuara 38-vjeçares

Shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë, i dha medikamente të gabuara 38-vjeçares

27

Një 22-vjeçare me profesion farmaciste është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, 22-vjeçarja S. H., duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe.

 

Si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com