
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme (20 maj) në vendin e njohur si kthesa e Pojanit në Fier.
Një makinë tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë
Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës.
Trupi i pajetë dhe makina kanë përfunduar në një kanal anës rrugës. Ndërkohë gjendja shëndetësore e shoferit të “Audit” nuk dihet ende.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.