Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e 8 marsit në Drenovë, Mallakastër.Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Gëzim Qallia.
Komunikata e Drejtorise Vendore te Policise:
Mallakastër Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.