Përfundon në tragjedi udhëtimi i dy turistëve në Shqipëri.
Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës në aksin Shkodër-Tiranë.
Dy turistë, një burrë dhe një grua, që po udhëtonin me motorr, janë përplasur me një mjet tip Golf.
Për pasojë kanë ndërruar jetë edhe pse u dërguan në spital, ata nuk mundën të shpëtonin.
Ngjarja ndodhi në fshatin Kryebushat.
Ende nuk bëhen të titur emrat e tyre.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.