Ballina Vendi Aksident i rëndë në Vlorë-Orikum, ndërron jetë këmbësori

Aksident i rëndë në Vlorë-Orikum, ndërron jetë këmbësori

1

Nje person rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë pak minuta më parë në rrugën Vlorës-Orikum, pasi është aksidentuar nga një mjet. Viktima, ende i paidentifikuar ende nga Policia, ka qenë duke lëvizur në këmbë në këtë aks.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. Ndërkohë, është shoqëruar dhe shoferi 53 vjeçar që e ka aksidentuar, i cili qarkullonte me një makinë tip “Kama”.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin