Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi ku 8 persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Sipas mediave turke, autobusi po udhëtonte nga Diarbakir në Bodrum pranë rrethit Dinar të Afyonkarahisarit kur ndodhi aksidenti.
Të plagosurit u transferuan me autoambulanca në Dinar dhe Afyonkarahisar, si dhe në spitalet përreth.
Sipas deklaratës së Zyrës së Guvernatorit Afyonkarahisar në lidhje me aksidentin thuhet se “një autobus pasagjerësh (3 anëtarë të ekuipazhit dhe 40 pasagjerë) që udhëtonte nga Diyarbakır në Bodrum në vendndodhjen e rampës Karavezir të rrugës Çay-Dinar në rrethin Dinar u përmbys si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi”.
/rtsh.al/