Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se i riu me inicialet A.K., po udhëtonte në makinë me shokun e tij, 20-vjeçarin me inicialet O.S. i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, i riu me inicialet A.K humbi jetën, teksa shoferi është arrestuar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet.