Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur
Policia bën me dije se një automjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Pogradec/ Informacion paraprak
Më datë 07.04.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.