Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se një autoveturë tip Mercedez-Benz ka përplasur një zetor. Informacionet fillestare konfirmojnë se përplasja ka qene shumë e fortë, pasi Benz-i ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori nuk ka pasur sinjale dhe shenja dalluese fluoreshente.
Nga kjo përplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Harallamb Stamati 32 vjeç, banor i fshatit Kakavijë.
Ndërsa ka ngelur i lënduar edhe drejtuesi i autoveturës, Ili Muho. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit te pajetë ë shoferit.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.