Ballina Vendi Aksident i rëndë në Durrës| Humb jetën 16-vjeçari, plagoset i riu

Aksident i rëndë në Durrës| Humb jetën 16-vjeçari, plagoset i riu

33

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, që drejtoheshin nga një 20-vjeçar (brenda të cilit ishte edhe viktima 16-vjeç) dhe një 25-vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.