Ballina Vendi Aksident i katërfishtë në vend,dyshohet per 4 viktima

Aksident i katërfishtë në vend,dyshohet per 4 viktima

1

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, ku janë përplasur katër automjete.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se si pasojë e aksidentit në fjalë kanë humbur jetën 4 persona.

Të njëjtat burime tregojnë se shoferi i një automjeti tip “Benz” është bllokuar brenda dhe nuk ka shenja jete.

Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksidentin.