Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë rozë. Gazetarja Esiona Konomi mëson se drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.
Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Edona Bilalin. Kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko, që deri më sot drejtohej nga Spiropali.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë se çfarë ka bërë ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj që “është ndëshkuar”, Rama tha se komente për emrat nuk ka. Sipas tij, PS është një skuadër dhe secili nga lojtarët ka pozicionin e vet.
“Nuk flasim për emrat. PS është një skuadër dhe secili lojtar ka pozicionin e vet. Në rast se do të luanin të gjithë në të njëjtin pozicion, atëherë nuk do të ishte më skuadër. Ne jemi në rrugën para fushatës së zgjedhjeve lokale dhe ndryshimet janë normale.” /abcnews.al/