Ballina Bota AFRIKË E JUGUT, TRENI DEL NGA SHINAT, 200 TË PLAGOSUR

    AFRIKË E JUGUT, TRENI DEL NGA SHINAT, 200 TË PLAGOSUR

    5

    Mbi 200 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident hekurudhor, ku një treni ne periferi të Johannesburg në Afrikën e Jugut doli nga shinat. Autoritetet vendase thanë se 226 persona u dërguan në spital, por shumica e tyre me dëmtime të lehta. Shkak i aksidentit dyshohet se është një defekt teknik, tha rregullatori i sigurisë së hekurudhës në Afrikën e Jugut. 159 nga të plagodurit janë me lëndime të lehta, ndërsa 67  të tjerë kanë plagë më të rënda.  Ministri i Transportit ka urdhëruar një hetim në lidhje me këtë aksident.