Ballina Bota Adoleshenti grek i mori jetën, organet e të riut shqiptar do u...

    Adoleshenti grek i mori jetën, organet e të riut shqiptar do u dhurohen 4 personave në Greqi

    2

    Një sherr me fund tragjik ndodhi më 27 prill të këtij viti mes një shqiptari dhe një greku.

    31-vjeçari shqiptar u qëllua me sende të forta dhe u përplas në tokë nga një 17-vjeçar grek.

    Shqiptari ndërroi jetë në spital pas disa ditësh mjekim intensiv, ndërsa autori është vënë në pranga nga autoritetet greke.

    Pas vdekjes, familjarët e shqiptarit do të dhurojnë organet e 31-vjeçarit shqiptar për personat që kanë nevojë.

    Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete. Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për jetën e përfituesve. Noa.al