Ballina Lajme Social “A s’janë lodhur shqiptarët me ju?”, Berisha i prerë: Thashë ‘goodbye’ në...

“A s’janë lodhur shqiptarët me ju?”, Berisha i prerë: Thashë ‘goodbye’ në 2013, por kush duartroket dhe pret që të iki, ta harrojë! Do të votojnë demokratët!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur po të njëjtin qëndrim teksa u pyet nëse do të duhet të jepte dorëheqje nga drejtimi i demokratëve, duke marrë shkas nga rezultati i zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nuk do të largohet kurrsesi në këto kushte kur përballë ka një qeveri të korruptuar, ndërsa kujtoi dorëheqjen e vitit 2013.

“Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës, dhunimin masiv të votës. Nëse do që të bëj një analizë pak më…s’doja të futesha në të gjitha aspektit. Por tani po them se cila është e vërteta. Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese, për të asgjësuar opozitën e vërtetë. Kjo është në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji. PD u fut në zgjedhje pa log dhe emri i kryetarit nuk ishte në listë. Ça synimi kishin? Zhdukjen e opozitës. 590 mijë votuan për opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Ata të tjerët morën turpin e tyre historik. Opozita është në këmbë e vendosur për interesa të shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin mori dështim. Ka njerëz që keqkuptojnë. Statuti i partisë i ka gjërat e qarta. Ai statut do të zbatohet pikë për pikë. Vetëm se unë jam këtu sot. Kam bërë një betim në 1991. Që zgjedhjet që do të humbasë, do të largohem nga politika. Në rastin e parë që ka ndodhur, në 2013 kam thënë ‘goodbye’. Në këtë kontekst të harroj kush se unë mund të tërhiqem, përveç votës së demokratëve, nga situata të tjera, përballë krimit. Përkundrazi vetëm sa më shtojnë motivet. Anëtarët e PD, në përputhje me statutin do të ftohen që të votojnë. Ata që rrinë në ekrane, rrahin ujin në havanë. Se për atë paguhen. Statuti do të zbatohet. Ata që duartrokasin dhe të thonë se; na erdhi radha, ata janë meskinë, viktima të segmentit të shkurtër.