Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se nëse Rusia “godit” territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e plotë”.
Sullivan tha se kjo do të nxiste Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë aleatëve.
“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, ai do të shkaktonte thirrjen e Nenit 5 dhe ne do të sillnim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’iu përgjigjur atij,” tha ai për CBS. “Gjithçka që unë do të them është se nëse Rusia sulmon, qëllon, godet territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do t’i përgjigjet kësaj”.
Ky reagim vjen vetëm disa orë pasi forcat ruse hodhën 30 raketa në një bazë që përdorej nga NATO vetëm 15 milje nga kufiri polak – dhe territori i NATO-s.
Ai tha gjithashtu se SHBA-ja po paralajmëronte drejtpërdrejt Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, duke shtuar se nëse Vladimir Putin do të vendoste armë të shkatërrimit në masë, do të ishte një “vijë shtesë tronditëse” që ai kishte kaluar në të drejtën ndërkombëtare.