Aleatët perëndimorë, nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e vrasjes së presidentit rus Vladimir Putin”, kështu është shprehur Richard Kemp, komandanti i ushtrisë britanike, tashmë i dalë në pension.
Për kolonelin britanik që t’i jepet fund kësaj mizorie që është e pakonceptueshme, Aleanca Atlantike do të duhej ta merrte në konsideratë edhe këtë skenar.
“Putin është një kërcënim i përhershme dhe vdekjeprurës. NATO duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të hequr Putin nga pushteti, kjo edhe nëse do të përfshinte vrasjen e tij”, tha ai.