Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka propozuar dy alternativa Lulzim Bashë, për të arritur atë që ai e ka cilësuar një bashkim të sinqertë në këtë forcë politike.
“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternative. Merreni si të doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj qe përderisa këtë2 pjese e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, ka thënë Alibeaj në mbledhje.