Ballina Vendi Luan Bacit i hiqet emri, per te folur ne kuvend!

Luan Bacit i hiqet emri, per te folur ne kuvend!

2

 Deputeti Luan Baçi ka kërkuar llogari nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për faktin që i është hequr fjala në Kuvend. I pranishëm në sallë, Baçi mori fjalën nga vendi dhe tha se aty është bërë një pakt mes maxhorancës e Partisë Demokratike. Sipas deputetit, kjo gjë vihet re nga fakti që demokratit Kreshnik Çollaku i jepet fjala disa herë dhe se madje i jepet sinjal nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Më pas, Baçit ju mbyll mikrofoni

Luan Baçi: Zonja kryetare, unë nuk e kuptoj se çfarë po ndodh sot këtu, çfarë qëndrimi po mbahet, unë kam bërë një kërkesë dhe jam futur në listë për të folur. Madje u ndjeva mirë që nuk isha në fund të listës, por tashmë na keni hequr fare. Dua të di zonja kryetare, ju e keni këtë të drejtë, i hiqni emrat si të doni apo si? Sepse këtu i jepet fjala Kreshnik Çollakut nga dy-tre herë dhe madje oa bën me shenjë Balla ik me vrap. Turret Çollaku sepse mendon se do flasim fle