Iliya ishte duke luajtur futboll në rrugët e Mariupolit me dy miqtë e tij. Pak sekonda më vonë, 16-vjeçari ka mbetur i vdekur. Në një imazh që theu zemrat anembanë botës, babai i adoleshentit Serhii qau në krah të kufomës së djalit të tij të mbështjellë me një çarçaf të njollosur me gjak pasi ai u godit nga një eksploziv. Teksa përqafoi djalin e tij me flokë bjonde, ai qau në mënyrë të pakontrolluar në spitalin e granatuar dhe të pushtuar nga plumbat. “Djali im i vogël,” bërtiti ai.
Kjo është vetëm e fundit në një seri imazhesh tronditëse që dalin nga zona e përgjakshme e luftës në Ukrainë, ku pushtimi i egër i Vladimir Putin ka kushtuar jetën e qindra civilëve të pafajshëm. Iliya u godit teksa luante në një fushë futbolli pranë shkollës së tyre në qytetin e Detit Azov të mërkurën. Miqtë e tij Avid dhe Artyom u gjetën me këmbët e tyre të mbushura me copëza predhash dhe tani përballen me mundësinë që mund të nevojitet t’u priten.
Treshja u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, por Iliya u shpall i vdekur pas mbërritjes. Kirurgët që dilnin nga salla e operacionit u përpoqën t’a shikonin në sy të atij e djalit, Serhiin, pas tragjedisë. Njëri ngriti duart lart, ndërsa tjetri shikonte poshtë i mposhtur ndërsa babai që priste te dera filloi të vajtonte para se të binte në dysheme. Evgeniy Maloletka, fotografi i Associated Press që shkrepi imazhin tragjik, tha për The Telegraph: “Makina iu drejtua spitalit. Ata hapën pjesën e pasme dhe aty ishin dy adoleshentë. Njëri i kishte këmbët të mbushura me plumba, duke u dukur si mish i gjallë. Ishte Ilija, tashmë i vdekur”.
‘Artyom u ul pas tij. Ai ishte i vetëdijshëm. Ata u dërguan me urgjencë në një ICU (reanimacioni). Iliya kishte vdekur në momentin e mbërritjes. Sapo e lanë atje.’ Ai shtoi: “Artyom dhe David i kishin ngërthyer këmbët nga plumbat. Ky është një dëmtim tipik që shohim këtu. Njerëzit me ato lëndime u priten këmbët. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë me ta. “Spitali ku ata u dërguan u granatua nga një sistem me shumë raketa Grad. Shtëpitë aty pranë u granatuan. Njerëzit në atë spital shpesh duhej të shtriheshin në dysheme.’
FOTO: Ilya u dërgua në spital në pjesën e pasme të një makine, me të dy këmbët e tij të shkatërruara nga një shpërthim predhe ruse. Kryetari i Mariupolit beson se ‘qindra’ civilë janë vrarë në sulme të ngjashme