Ballina Bota 80 për qind e popullsisë në Kinë është infektuar me koronavirus

    80 për qind e popullsisë në Kinë është infektuar me koronavirus

    3

    Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze.

    Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

    Qindra milionë kinezë po udhëtojnë në mbarë vendin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, duke rritur frikën për një shpërthim i ri në zonat rurale, që janë më pak të pajisura për t’u përballur me shpërthime të mëd

    Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.

    Por, disa ekspertë kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen COVID-19 si shkaktarin e vdekjes.

    Top Channel