Më 6 shkurt Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues me fuqi prej 7.8 magnitudësh, duke bërë që dhjetëra mijëra ndërtesa banimi të shemben dhe mijëra qytetarë të humbin jetën. Ndërkohë ekipet siriane të shpëtimit kanë nxjerrë pas 3 muajve një burrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti shkatërrues i shkurtit, në veri të provincës Aleppo.
Në foto është burri i shpëtuar, trupi i të cilit është dobësuar shumë pasi kanë kaluar tre muaj nga tërmetet në Siri dhe Turqi. Siriani u dërgua me urgjencë në një spital të vendit, ku do t’i nënshtrohet rehabilitimit të gjatë nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk ka shpjegim lidhur me faktin se si burri mbijetoi 3 muaj nën rrënoja pa ngrënë dhe pa pirë, raportojnë mediat lokale siriane dhe ajo ruse TASS.