Ballina Vendi Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta

1

Këtë të martë, vendi ynë pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta deri në mesditë. Ato, herë pas here, do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat veriore. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë motin edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që Kosova të dominohet nga vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV-së gjatë të martës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend vranësira të shpeshta, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli zhvillim të vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Qendrore do të jenë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu pjesa me e madhe e Rajonit të Ballkanit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Ndërsa brigjet e Egjeut dhe Evropa Jugperëndimore do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira parashikohet të jenë Britania e Madhe dhe Evropa Lindore.