Ballina Bota 59 të vrarë nga shpërthimi në minierën e floririt

    59 të vrarë nga shpërthimi në minierën e floririt

    2

    Një shpërthim i rëndë ka goditur një impjant miner ari në Burkina Faso.

    Shpërthimi i fuqishëm që goditi një impjant minerar në Burkina Faso ka vrarë të paktën 59 njerëz, raportonin mediat vendase duke cituar dëshmitarët dhe autoritetet rajonale.Më shumë se 100 njerëz ishin plagosur nga shpërthimi.Shpërthimi ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Gbomblora në jug të Burkina Faso dhe besohet se nisi nga kimikatet që përdoren në procesimin e floririt.Shkaku zyrtar është e ende i panjohur sipas agjencisë Reuters.Një dëshmitar, punonjsi pyjor Samson Kambou përshkruante skenën e shpërthimit si një kasaphanë.“Pashë trupa kudo, ishte e tmerrshme”, tha ai për rrjetin AP.Imazhet e shkatërrimit nga shpërthimi ishin postuar në rrjetet sociale, ku dukeshin pemë të rrëzuara, pajisje dhe trupa të mbuluar me baltë.Burkina Faso ka shumë miniera floriri, shumica e të cilave janë impjante informale me rregulla minimale pune. Vendi është prodhuesii pestë më i madh i floririt në Afrikë.