Ballina Bota 50 deputetë konservatorë,letër kryeministrit Britanik: Kthejini shqiptarët mbrapsht!

    50 deputetë konservatorë,letër kryeministrit Britanik: Kthejini shqiptarët mbrapsht!

    1

    Më shumë se 50 deputetë konservatorë të parlamentit britanik i kanë drejtuar kryeministrit Sunak një kërkesë për ndryshim të ligjit të emigracionit.

    Në ndryshimet e paraqitura ata theksojnë që emigrantëve të mbërritur në Britani nga vende të cilësuara si të sigurta, ku përmendin edhe Shqipërinë, t’u refuzohen menjëherë kërkesat për azil. Po ashtu kërkohet të kthehen prapa azilkërkuesit të cilët përmendin “Skllaverinë moderne” si arsye për largimin nga vendet e tyre.

    Deputetët konservatore, propozues të këtyre amendamenteve thonë se një ndryshim “i thjeshtë” në ligj mund të lehtësojë krizën aktuale.

    “Kjo masë e drejtpërdrejtë dhe e zbatueshme ligjërisht do parandalonte ​​ fort ata që mund të planifikonin kalimin e La Manshit drejt Britanise” – thuhet në dokumentin e paraqitur kryeministrit dhe kreut të konservatorëve Rishi Sunak.

    Kritikët e planit theksojnë se statistikat e fundit tregojnë se 51 për qind e kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar.

    Duke folur javën e kaluar, ministrja Suella Braverman pranoi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dështuar të kontrollojë kufijtë e saj , duke fajësuar emigrantët dhe kontrabandistët e qenieve njerëzore për kaosin e fundit në kampet e azilkërkuesve.

    Britania dhe Franca arritën zyrtarisht një marrëveshje për kontrollin dhe frenimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, ku Parisi ka premtuar shtimin e patrullave në brigjet e kanalit “La Mansh”./ Abc