Ballina Lajme 5 gjërat që NUK duhet t’i bëni KURRË përpara se të hyni...

5 gjërat që NUK duhet t’i bëni KURRË përpara se të hyni në sallën e operacionit

1

Edhe pse përpiqeni vazhdimisht të bëni aktivitet fizik, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni një jetë sa më aktive, sërish lind nevoja  t’i nënshtroheni trajtimeve mjekësore të specializuara siç janë ndërhyrjet kirurgjikale. Sipas Shëbimit Shëndetësore Kombëtar Britanik, në Angli çdo 10 minuta anulohet një ndërhyrje kirugjikale duke kapur shifrën rekord prej 60.000 operacionesh të anuluara pasi pacientët bëjnë disa veprime që janë kategorikisht të ndaluara dhe që mund të krijojnë komplikacione. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Nuk duhet të lyeni thonjtë me manikyr: Edhe pse dyshojmë që ndonjë pacienti t’i shkojë në mend diçka e tillë para operacionit, është më mirë të mos e bëni. Mjekët i vështrojnë vazhdimisht thonjtë gjatë operacionit për të kontrolluar oksigjeninimin e gjakut. Për këtë arsye thonjtë duhet të jenë gjithmonë të prerë e të palyer.

2.Mos konsumoni hudhra, xhenxhefil dhe xhinseng: Mjekër rekomandojnë të moskonsumoni ushqimet e lartpërmendura pasi rrisin rezikun e gjakderdhjes së tepërt gjatë ndërhyrjes.

3.Ndalohet të përtypni çamçakëz: Shumë persona mendojnë se çamçakëzi mund t’i bëjë të humbasin mendjen dhe të çtensionohen para operacionit. Ky veprim është tejet i dëmshëm pasi çamçakëzi stimulon prodhimin e acidit në stomak. Në qoftë se ky acid arrin në mushkëri mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

4.Mos pini cigare para operacionit: Kjo këshillë mund të mos ju pëlqejë shumë duhanpirësve, por duhet zbatuar. Nuk duhet të pini cigare 24 orë para operacionit pasi duhani ndikon tek bronket dhe si rrjedhojë në marrjen e anaestezisë.

5.Nuk duhet të depiloni këmbët: Sipas mjekëve britanikë një ndër arsyet më të shpeshta të anullimit të operacioneve është pikërisht depilimi i këmbëve. Depilimi i këmbëve ul barrierën mbrojtëse të lëkurës si dhe rrit rrezikun e infeksioneve nga kontakti me plagët e hapura.