Ballina Vendi Balla inspekton punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit në Roskovec

Balla inspekton punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit në Roskovec

1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialaiste Taulanz Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Strum. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se projekti i ujësjellësit për fshatin Strum në Roskovec është një investim i qeverisë shqiptare dhe parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje. Sipas Ballës, pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: Roskovec📍Me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi pamë nga afër punimet🚧që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë💧të pijshëm🚰në Njësinë Administrative #Strum. Projekti i ujësjellësit për fshatin #Strum, investim i qeverisë shqiptare parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje. Pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në 🚰 e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë. Premtim i mbajtur👏 #ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱☀️ #SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️