Ballina Vendi Investimet në infrastrukturën arsimore një nga prioritetet e Bashkisë Fier

Investimet në infrastrukturën arsimore një nga prioritetet e Bashkisë Fier

1

Investimi në infrastrukturën arsimore ka qenë dhe mbetet një nga prioritet e punës së bashkisë së Fierit. Edhe në ketë sektor mjaft jetik përmes programeve të qarta dhe të mirëstudiuara janë arritur rezultate të kënaqshme të cilat nuk cilësohen arritje të përfunduara, por do të shoqërohen me investime dhe rehabilitime në vijim.

Këto arritje bëjnë një pasqyrë të qartë të përmbushjeve elektorale në fushën e arsimit nga kryebashkiaku Armando Subashki dhe bashkia që ai drejton.

Aktualisht me ndarjen e re territoriale të vitit 2015 bashkia e re që u krijua numëronte mbi njëqind godina shkollash, kopshte e çerdhesh në të gjithë territorin e saj. Duke i referuar situatës së tyre dhe kushteve që ofronin për mësimdhënie nga ato që mund të quheshin në gjendje të pranueshme mund të numëroheshin me gishtat e dorës. Të tjerat ishin në gjendje të mjerueshme.

Në shumë njësi mësimore dhe shkollore situata paraqitej problematike. Numri më i madh i tyre ishin të degraduara dhe kur prej vitesh nuk ishte vënë as dora më minimale e qeverisjes. Përballë këtij realiteti jo fort të kënaqshëm bashkia e Fierit ndërtoi një strategji prioritetesh dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare u rehabilituan shumë prej tyre.

Në listën rehabilituese themelore bashkia e Fierit numëron një sërë shkollash në qytet si: shkolla artistike “Jakov Xoxa”, “Pinellopi Pirro”, gjimnazet “Janaq Kilica” dhe “Perikli Ikonomi”.

Ndërkohë që investimet rehabilituese janë shtrirë dhe në njësitë e tjera administrative si në shkollën “Dino Ismaili” në Levan, në shkollën “Jovan Ndreko” dhe “Anastas Laska” në Libofshë, shkollën e re të Darëzezës, shkollën e Dërmenasit, shkollën Buzëmadh, etj. Në dy muajt e verës korrik dhe gusht me përfundimin e procesit mësimor është ndërhyrë me mirëmbajtje në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet, si një punë e përvitshme e planifikimeve dhe investimeve të kësaj bashkie.

Me synim të krijimit të kushteve sa më të rehatshme për nxënësit gjatë zhvillimit të procesit mësimor në stinën e dimrit është siguruar ngrohja me soba druri, si një mënyrë e shpejtë dhe pa investime kapitale në pothuaj të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e bashkisë.

Puna e bashkisë së Fierit nuk është përqendruar vetëm në mure e tulla, në fasadat e shkollave, por aktualisht janë çliruar oborret e shkollave nga ndërtimet pa leje në gjithë ato vite duke i hapur rrugën dhjetë terreneve sportive. Ky proces do të vazhdohet me ndërtimin e shtatë terreneve të reja me fusha minifutbolli, basketbolli dhe volejbolli në funksion dhe të projektit të përbashkët me Komitetin Olimpik Shqiptar për krijimin dhe fuqizimin e klasave sportive Janë rehabilituar në mënyrë të plotë disa palestra në shkolla dhe do të vazhdohet që përmes buxhetit të vitit që vjen të mundësohet rehabilitimi i katër prej tyre si dhe ndërtimi i dy palestrave të reja të munguara në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Liri Gero”. Duke mos u cilësuar si një mision i përfunduar puna e bashkisë së Fierit do të vazhdojë në drejtim të mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të tyre të e vazhdueshëm.

Ndërrkohë që me plane të qarta të punës në këtë drejtim shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i shkollës së re në Sheq të Madh me standarde bashkëkohore. Po në planet e saj për në vijim është parashikuar rehabilitimi i shkollave “Mark Dashi, “Naim Frashëri, dhe “Liri Gero” në qytetin e Fierit si dhe rehabilitimin e një sërë shkollave në njësitë ruarle si në Cakran, Varibop, Mbrostar Ura, Radostinë, Fermë Çlirim, Kafaraj etj. Këto arritje bëjnë një pasqyrë të qartë të përmbushjeve elektorale në fushën e arsimit nga kryebashkiaku Armando Subashki dhe bashkia që ai drejton./Tv Kombi