Një 32 vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij dhe është zhdukur që prej datës 15 shkurt. Ka qënë nëna e tij që ka bërë denoncimin në policinë e Beratit.
“Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij,” njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.