Ballina Bota 30 vite i arratisur/Kapet bosi i mafies italiane, u gjet në një...

    30 vite i arratisur/Kapet bosi i mafies italiane, u gjet në një klinikë private në Palermo

    2

    Pas 30 vitesh në arrati është arrestuar bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro.

    Hetimi që çoi në arrestimin e tij u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido.

    Matteo Messina Denaro është vënë në pranga brenda një klinike private në Palermo.

    Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano Ciccio, aleat historik i Totò Riinës, Matteo Messina Denaro kishte qenë në arrati që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence.

    “Do të dëgjoni për mua – i shkruante ai, duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm që menjëherë pas kësaj emri i tij do të lidhej me krime të rënda . Ata do të më pikturojnë si një djall, por të gjitha janë gënjeshtra”.- thuhet në një letër.

    Bosi mafioz u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të të penduarit të mbytur dhe tretur në acid pas gati dy vitesh robëri, për masakrat e ’92, të cilat i morën jetën gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino, dhe për sulmet e vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë.

    Messina Denaro ishte bosi i fundit mafioz “i lartësisë së parë” ende në kërkim. Qindra zyrtarë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij gjatë viteve. Sot ai është kapur, duke i dhënë fund arratisjes së tij dhjetëvjeçare.