Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.
Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen tre vjet pasi OBSH deklaroi për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin.
Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill.
Kreu i OBSH tha se të paktën shtatë milionë njerëz vdiqën në pandemi.
Por Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shifra e vërtetë ka gjasa të jetë më afër 20 milion vdekjeve, gati tre herë më shumë se vlerësimi zyrtar dhe ai paralajmëroi se virusi mbetej një kërcënim i rëndësishëm.
“Dje, Komiteti i Emergjencave u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpallja fundin e urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e kam pranuar atë këshillë. Prandaj, kam shumë shpresë që ta deklaroj COVID-19 të përfunduar si një emergjenca globale shëndetësore”, tha Dr Tedros.
Por ai paralajmëroi se vendimi për të hequr nivelin më të lartë të alarmit nuk do të thotë se rreziku kishte mbaruar dhe tha se statusi i emergjencës mund të rikthehej nëse situata ndryshonte.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli për herë të parë të ashtuquajturën emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në janar 2020. Vaksinat ishin një nga pikat kryesore të kthesës në pandemi, duke lejuar miliona njerëz të mbrohen nga sëmundja e rëndë./ BBC
/rtsh.al/