Ka qene nje 28 nentor ndryshe, ky 107 vjetor pavaresie per te gjithe vendin. Mes dhimbjes dhe loteve per jetet e humbura pas termetit te se martes, vendi ka perkujtuar kete dite te shenuar ku theksi eshte vendosur tek solidariteti i shqiptareve. Edhe ne Fier, 28 nentori nuk solli feste, por nje thirrje per me shume humanizem, shperese dhe zemergjeresi.