Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë. Një 25-vjeçar ka përdhunuar të një të mitur. E mitura ka bërë denoncimin në polici që ka çuar në arrestimin e të riu. Burime nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 25-vjeçari me inicialet E. B., banues në Shënavlash të Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.”, thuhet në njoftimin e policisë.