Ballina Lajme Djali dhunon babain në Korçë, i moshuari përfundon në spital

Djali dhunon babain në Korçë, i moshuari përfundon në spital

1

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, ku një 33-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale A.L., banues në Korçë  është arrestuar, ndërsa babai i tij ndodhet në spitalin e Korçës duke marrë ndihmë mjekësore.

Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al