– Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur një javë më parë në plazhin e Ndërnënasit në Fier.
Policia ka njoftuar se trupi i përket Artur Bozhiqit 40-vjeç me origjinë nga Durrësi, i cili ishte deklaruar i zhdukur që prej datës 10 korrik nga familjarët e tij.
Buzhiqi është babai i tre fëmijëve dhe hera e fundit që u pa nga familjarët ishte pranë zonë së quajtur “Ura e Dajlanit” në qytetin bregdetar.Mbeten mister arsyet e vdekjes së tij.