Ballina Vendi Anija e dyshuar me drogë në Portin e Durrësit, policia sekuestron kamerat...

Anija e dyshuar me drogë në Portin e Durrësit, policia sekuestron kamerat e sigurisë

1

Një ngjarje me mjaft mister ka ndodhur sot në Portin e Durrësit. Një kontenier që ishte i mbushur me banane rezulton i hapur dhe mungojnë disa arka.

Të paktën 30 persona janë shoqëruar në Polici në lidhje me anijen e ndaluar në Qerret mbrëmjen e së shtunës, ku dyshohet se kishte sasi lënde narkotike.

Pas kontrollit policor, ka rezultuar se në kontejnerin me banane mungonin disa arka, të dyshuara të mbushura me lëndë narkotike.

Policia pritet të japë një version zyrtar në lidhje me ngjarjen, për të zbuluar itinerarin e anijes së sekuestruar dhe të gjithë skemën e ndodhur.

Në ndihmë të policisë do të jenë kamerat e sigurisë në perimetrin e portit, që do të bëjnë të mundur zbulimin dhe lëvizje e autorëve të dyshuar.