Romë- Shqiptari alarmon policinë e Romës, madje aktivizohet sistemi i sigurisë kundër terrorizmit në Vatikan.
Gjithçka ndodhi kur një mjet tip motokarro nuk iu bind urdhërit të policisë që të ndalonte.
39-vjeçari u arrestua nga policia pasi kishte hyrë kundërvajtje me mjetin tip ‘Dum-Dum’, në rrugët që të çonin në Vatikan. Në këtë kohë rojet zvicerane të sigurisë antiterrorizëm aktivizojnë sistemin mbrojtës.
Atij iu komunikua disa herë që të ndalonte mirëpo nuk u bind. Policia bëri ç’është e mundur për ta ndalur madje, duke qëlluar në një nga rrotat e makinës së shqiptarit derisa një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.
39-vjeçari rezulton me precedentë penalë.