Ballina Vendi 20 vjeçari u aksidentua teksa kaloi rrugën, banorët në Elbasan ngrihen në...

20 vjeçari u aksidentua teksa kaloi rrugën, banorët në Elbasan ngrihen në protestë

3

ELBASAN- Një grup banorësh kanë protestuar sot në Unazën Jugore të Elbasanit, aty ku disa ditë më parë u aksidentua për vdekje një 20- vjeçar i identifikuar me emrin Fiori Sula, i cili u përplas nga një mkainë që drejtohej nga personi i identifikuar me emrin Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari.

Në shenjë protesta banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre.

Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.

Pak ditë më parë një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga makina teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit.

Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji nje muaj me pare vdiq ne aksident një tjetër këmbësore.