
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre punonjësit e policisë së komisariatit të këtij qyteti që u ndaluan për vdekjen e Ilvi Metës.
Për Pertit Brahimaj me detyrë nënkomisar dhe Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektorë u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’, për të cilën organi akuzës kërkoi masën e sigurimit personal arrest me burg dhe që u pranua nga trupi gjykues. Ilvi Meta u arrestua për vjedhje dhe i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e kapuçit te bluzes në ambjentet e paraburginit. Familjarët ngritën pretendimin e dhunës me pasojë vdekjen ndaj tij.