Ballina Vendi Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni...

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse e keni fituar!?

2

Sot nga ora 18.00, shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane, thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit dhe duhet ta ruajnë atë numër deri më 30 shtator 2023.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

Për të kontrolluar statusin e hyrjes në DV-2023 dhe DV-2022 mund të klikoni këtu.

Çfarë duhet të keni parasysh

Kontrolli i statusit të hyrjes 2023

Aplikuesit e DV-2023 mund të fusin informacionin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) më 7 maj 2022 ose ora 18 në Shqipëri, duke klikuar këtu.

Periudha e aplikimit për DV-2023 u hap më 6 tetor 2021 dhe u mbyll më 9 nëntor 2021. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023.

Kontrolli i statusit të të Regjistruarve 2022

Aplikantët e DV-2022 kanë kohë deri më 30 shtator 2022 për të kontrolluar statusin e hyrjes së tyre përmes kësaj faqe interneti që mund ta gjeni këtu. Periudha e regjistrimit të DV-2022 ishte nga 7 tetori 2020 deri më 10 nëntor 2020