Është gjetur i pajetë 42-vjeçari Julian Prifti. 42-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 26.03.2022 . Kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë denoncimin në polici.
Prifti është gjetur sot në një godinë të braktisur, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Trupi ishte i dekompozuar.
Sipas informacioneve paraprake trupi rezulton të kishte shenja në qafe.
Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rrugë.