Ballina Vendi ‘3 ushtarakë, 3 mjekë dhe i riu Arjan Sala’, kush janë 11...

‘3 ushtarakë, 3 mjekë dhe i riu Arjan Sala’, kush janë 11 fëmijët e 7 heronjve që shteti i mori në përkujdesje

1

Ata dhanë jetën, mbase me pengun e madh, se pas po linin të pasigurtë të ardhmen e fëmijëve të tyre, por sot mbase do të prehen të qetë sepse amaneti i tyre është vendosur në vend. Fëmijët e 3 ushtarakëve, 3 mjekëve dhe djali i të riut të Arjan Salës, morën statusin e “përkujdesjes së Republikës”. Shqiptarja.com sjell më poshtë listën e plotë 11 fëmijëve të 7 heronjve shqiptarë, si dhe historinë e tyre.

Keisjon Bruçi, është djali i Petrit Bruçit, ish-ushtarak u cili ndërroi jetë në 9 qershor të vitit 2014. Bruçi humbi jetën në një aksident rrugor në Krujë, teksa po udhëtonte me një kamion ushtarak, pjesë e një autokollone ushtarake që transportonin fishekë në drejtim të tuneleve të Nuajës. Kamioni u përplas me një lokal krah rrugës dhe për pasojë humbu jetën shoferi, Petrit Bruçi, teksa mbeti i plagosur dhe një kalimtar i rastit.

Akil dhe Vivian Nini është djali dhe vajza e Bledi Ninit, mjekut Otorinolaringolog në QSUT i cili ndërroi jetë në 25 nëntor 2020 si pasojë e COVID-19. Ai u dërgua në Itali për kurim të specializuar, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte dhe u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare.

Klajdi Shabani është djali i Kujtim Shabanit, mjeku nga Korça i cili ndërroi jetë në 12 korrik 2021. Ai humbi jetën gjatë kohës që ka qenë me pushime me familjen në plazhin e Radhimës në Vlorë. Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani, 49 vjeç, u gjet pa shenja jetë i shtrirë në shezlong, ndërsa mendohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Atij iu dha ndihma e parë pas mbërritjes së ambulancës, por për të ka qenë tepër vonë.

Jehona, Klea dhe Fjolla janë tre vajzat e ushtarakut Florian Deliaj i cili ndërroi jetë në 6 prill 2016 i cili po udhëtonte me helikopterin e Forcave të Armatosuria, i cili u rrëzua në ujërat e Liqenit të Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe. Së bashku me Deliajn humbi jetën edhe kolegu i tij, toger Donald Hoxha, teksa mbeti i plagosur i plagosur ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

Aron Sala, është djali i Arjan Salës, i cili ndërroi jetë si pasojë e zjarrit në 24 mars 2021 që ra në magazinën e “Casa Italia’, teksa trupi i pajetë u gjet pas 3 ditësh. Magazina ishte në bodrumin e qendrës tregtare dhe shërbente si vendgrumbullim materialesh që shiteshin në dyqanin lart. Rezulton se ajo të ketë qenë e tejmbushur me materiale. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi. Kryeministri Edi Rama, disa ditë më vonë i ka dorëzuar titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së Arjan Salës, pasi shpëtoi disa punonjës të magazinës duke humbur jetën e tij.

David Dobi, është djali i Drini Dobit, mjekut i cili ndërroi jetë në 9 dhjetor 2021.Ai humbi jetën si pasojë e COVID-19 në moshën 51- vjeçare. Dobi ishte njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Punoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular.

Egi Vogli është djali i kapiten Feti Vogli, i cili në 20 shkurt të vitit 2012 vogli ra heroikisht gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit. Ai është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës, ja çfarë përfitojnë fëmijët

  • – 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
  • – 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
  • – 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
  • – 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
  • – 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”