Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e se dieles në fshatin Verri të Fierit. Një 16-vjeçar dyshohet se ka varur veten në kasolle. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, ndërsa po hetohet përse ka ndodhur ngjarja e rëndë. Fill pas ngjarjes u mesua se adoleshenti i vetëvarur është shtetasi me inicialet Gj.T, nxenes ne shkollen “Vasil Sota” e kjo ndarje e papritru nga jeta e 16 vjecarit ka shkaktuar dhimbje te madhe edhe tek bashkemoshataret e tij, por edhe tek mesuesit e shkolles dhe banoret e zones.