16 vite pas tragjedise se 9 Janarit, familjaret e viktimave qe humben jeten kerkojne ende drejtesi. Te zhgenjyer nga te gjitha shkallet e gjyqesorit, familjaret kane besim ne krijimin e SPAK ku i bejne thirrje qe te marre ne dore çeshtjen e tragjedise se 9 Janarit. Te afermit e viktimave nga Lezha dhe Shkodra udhetuan drejt Vlores per te mbajtur homazhe ndaj viktimave. Ata kane ndezur qirinj dhe kane hedhur lule ne det per te kujtuar te afermit e tyre qe gjeten vdekjen ne ujerat e detit Jon ne afersi te Karaburunit.