Ballina Vendi Heroina, kokaina e droga bonzai shitej pranë shkollave. Detaje nga dosja e...

Heroina, kokaina e droga bonzai shitej pranë shkollave. Detaje nga dosja e shitësve të drogës në Korçë

3

Dosja hetimore ndaj 31 personave të arrestuar së fundi në Korçë, gjatë operacionit “Knock Down”, ku u kapën 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë dhe metadon hedh dritë mbi fenomenin e përhapur gjerësisht në shitjen ne lëndës narkotike në shkolla.

Hashashi, heroina, kokaina dhe droga sintetike “Bonzai”, shitej kryesisht në rrugët dhe gjimnazet e Korçës, Devollit dhe Maliqit, ku pjesë e klientelës ishin moshat e reja dhe gjimnazistët.

Prokuroria përshkruan në dosje, se personat që kërkonin të blinin heroinë apo kokainë, e siguronin lehtë atë kundrejt një çmimi që varionte nga 5 mijë lek të vjetra deri në 40 mijë lekë të vjetra.

Për 0.2 gram kokainë, mjafton të paguaje 2000 mijë lek ndërsa për 0.2 gram heroinë policia ndaloi një person, i cili më pas tregoi se lëndën narkotike e kishte blerë tek Kristi Ndoja, kundrejt vetëm 5 mijë lekëve të vjetra.

Hetimet kanë dokumentuar një rast kur me 2000 mijë lekë sigurohet dhe 11 gram hashash ndërsa tre persona konsumatorë të hashashit u ndaluan nga policia sapo blenë 1 gram hashash kundrejt vlerës prej 4 mijë lekë të vjetra.

Në dosjen hetimore thuhet se qytetari me inicialet K.H, kishte udhëtuar në janar 2022 nga Tirana në Korçë. Ai është ndaluar nga policia dhe ka deklaruar se disa djem në lokal i kanë dhënë një numër telefoni të një personi, që sipas tyre mund të kishte kokainë.

Ai është takuar me shpërndarësin takuar në afërsi të vendit të quajtur ”Muri i çarë”. Nga kqyrja e telefonit të dëshmitarit, policia zbuloi se personi që kishte shitur 0.171 gram kokainë kundrejt 40 mijë lek të vjetra ishte pikërisht shtetasi, Elis Seida.

Sipas hetimeve 5 mujore të prokurorisë së Korçës, ka rezultuar se dominancën në këtë aktivitet kriminal e kishte Juxhin Kulla, Ilir Starovecka me nofkën “Arrushka”, dhe Erikens Frashëri me nofkën “Qorri”.

Policia ka proceduar mbi 100 persona, nga të cilët ka arrestuar 24 për kultivim dhe shitje lënde narkotike ndërkohë që 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.