Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka pritur sot grupin e artisteve arbereshë te cilet kane ardhur ne Fier ne kuader te eventit “Kurorezimi i Skenderbeut” qe do te mbahet neser ne Manastirin e Ardenices.
Ndersa sot ne oren 18:00 ne sallen e teatrit “Bylis”, ky grup do te na dhurojne nje koncert me kenge arbereshe.
Ja postimi i plote i kryebashkiakut Subashi:
Një nisje e bukur e ditës sot!
Pata kënaqësinë të takoja një grup artistësh arbëreshë! Na bashkoi historia, kultura, rrënjët tona. Na bashkoi Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu! Ndamë shumë eksperienca e mendime dhe i premtuam njeri – tjetrit bashkëpunime të vazhdueshme kulturore! Ndërthurja e traditës shqiptare që vijon të jetë e pacënuar mes tyre, tregon qartë se as shekujt dhe as largësia nuk e çrrënjos dot lidhjen atdhedashëse.
I mrekulluar me dashurinë e pavenitur vëllazërore arbëreshe